Arrestohet 70 vjeçari që sulmoi gazetarët, është pronari i një lokali në Pejton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet 70 vjeçari që sulmoi gazetarët, është pronari i një lokali në Pejton

    Insajderi
    21 February 2022 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të Radio Televizionit Dukagjini, sot në Prishtinë.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 13:30, është raportuar për një sulm fizik të ndodhur në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që një person ka sulmuar ankuesin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

    Sipas Ahmetit, ndërlidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar, burrë rreth 70 vjeç, “përderisa ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese për procedim të mëtejmë të rastit”.

    Për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve ka reaguar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar rastin, duke shtuar se kjo shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.

    Sipas AGK-së ekipi ishte përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj.

    “Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj”, thuhet në njoftimin e AGK-së./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark