LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit të Luhanskut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit të Luhanskut

    Insajderi
    21 February 2022 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Luhanskut, kryeqytetin e republikës së shkëputur në lindje të Ukrainës, të hënën vonë.

    Lajmi u raportua në media menjëherë pasi Putin shpalli njohjen e këtij rajoni si të pavarur.

    Shpërthimi ka ndodhur jashtë një ndërtese ku ndodhet zyra e Qendrës së Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin (JCCC) për armëpushimin dhe stabilizimin e vijës së demarkacionit në Republikën Popullore të Luganskut (LPR).

    Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet tregojnë një automjet të dëmtuar rëndë në flakë jashtë ndërtesës.

    Shpërthimi shkatërroi xhamat e ndërtesës, si dhe ndezi alarmet e shumë makinave të parkuara jashtë./a2news.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark