Konflikti nisi për një vajzë, zbardhet dinamika e ngjarjes në Mamurras - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konflikti nisi për një vajzë, zbardhet dinamika e ngjarjes në Mamurras

    Insajderi
    22 February 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gentian Diva dhe Alban Skonja mbetën të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras.

    Burime nga policia bënë me dije se rreth orës 01:45, pas një konflikti Andi Diva dhe Kastriot Leshaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke lënë të plagosur Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

    Për ngjarjen, policia ka arrestuar Andi Divën, i cili është nipi i Gentianit. Gazetarja Xhensila Kodra ka zbardhur zbardhur ngjarjen, ndërsa mësohet se janë shpallur në kërkim Kastriot Leshaj dhe Armando Lleshaj, kushërinj me njëri-tjetrin.

    Sipas të dhënave të para nga hetimi, konflikti ka nisur sepse dy kushërinjtë që janë në kërkim kanë ngacmuar një vajzë që ishte me dy personat që mbetën të plagosur, Gentian Diva dhe Alban Skonja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark