Edhe ministrja Rizvanolli ka paqartësi lidhur me faturat e fundit të rrymës, kërkon publikisht sqarim nga KESCO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe ministrja Rizvanolli ka paqartësi lidhur me faturat e fundit të rrymës, kërkon publikisht sqarim nga KESCO

    Insajderi
    22 February 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka pranuar se mund të ketë parregullsi në faturimin e fundit të faturave të KEDS-it, shkruan Insajderi.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës i bëri thirrje publikisht KESCO që të sqarohet lidhur me paqartësitë e qytetarëve për faturat e fundit të energjisë elektrike.

    “Ka pasur paqartësi në fatura dhe për këtë pajtohem plotësisht. Për këtë i bëj thirrje publikisht KESCO që të dal me një sqarim me mënyrën si janë llogaritur Faturat”, tha Rizvanolli.

    Sipas saj, KESCO ka thënë se faturat janë llogaritu ashtu siç duhet mirëpo, sipas saj ka paqartësi në fatura dhe nuk është e qartë se cila shifër është finale.

    “Sipas shpjegimeve nga ZRRE, faturat janë llogaritur ashtu si duhet, mirëpo ka paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur numra më të lartë sesa ato që duhet t’i paguajnë qytetarët dhe nuk është e qartë se cila shifër është fatura finale, është diçka që duhet të sqarohet” tha ajo.

    “Ftoj të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë dyshime që t’i raportojnë dhe të ankohen tek zyra e KESCO”, u shpreh Rizvanolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark