Ekskluzive: Grupi i fajdeve - Arrestohet kushëriri i Adem Grabovcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Grupi i fajdeve – Arrestohet kushëriri i Adem Grabovcit

    Insajderi
    22 February 2022 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e 15 personave të cilët akuzohen për fajde.

    Në mesin e te arrestuarve siç mëson Gazeta Insajderi është edhe kushëriri i Adem Grabovcit, Astrit Grabovci.

    Të arrestuarit e tjerë nga ky aksion janë : Isa Camaj, Driton Podrimçaku, Valon Kastrati, Labinot Elshani, Petrit Kastrati, Kismet Krasniqi, Orhan Luka, Alush Bajraktari, Fadil Zhabalaj, Tafil Alimusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik e Fidan Mehmetaj.

    Sipas Prokurorisë të arrestuarit akuzohen për dhënie të parave me fajde, presion, shtytje, kanosje dhe vepra të ngjashme që lidhen me këtë vepër penale.

    Nga ky aksioni policia ka konfiskuar rreth 50 mijë euro parave të gatshme./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark