Insajderi
Insajderi

Ukraina do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin

Insajderi
23 February 2022 - 12:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ukraina do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se vendi i tij do ta shpallë gjendjen emergjente në tërë territorin, përpos rajoneve Donetsk e Luhansk, ku kjo gjendje është në fuçi nga viti 2014.

Danilov-I shtoi se gjendja emergjente do të zgjasë 30 ditë dhe mund të shtyhet edhe për 30 ditë të tjera, shkruan Reuters.

Separatistët pro-rusë kanë nën kontroll një pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk që nga viti 2014. Këtë javë, Rusia i njohu këto dy rajone si shtete të pavarura dhe e miratoi shfrytëzimin e trupave jashtë vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka thirrur në detyrë ushtarët rezervistë të vendit të tij dhe ka paralajmëruar se Ukraina mund të përballet me betejën për ekzistencë.

Ai e përjashtoi mundësinë e mobilizimit të përgjithshëm në fjalimin që e mbajti në mbrëmje para popullit. Megjithatë, vendimi për t’i kthyer rezervistët në detyrë aktive është një shenjë e mëtejmë se Ukraina është duke u përballur për përleshje të mundshme ushtarake me fqinjën e saj, shkruan The Guardian


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark