U përleshën me Policinë, arrestohen pesë banorë të lagjes “5 Maji”, vihet nën hetim i mituri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U përleshën me Policinë, arrestohen pesë banorë të lagjes “5 Maji”, vihet nën hetim i mituri

    Insajderi
    23 February 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 banorë të lagjes “5 Maji” si edhe janë proceduar penalisht dy të tjerë, një prej tyre i mitur.

    Këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e banesave të tyre, goditën me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë duke i shkaktuar dëmtime fizike.

    Njoftimi i Policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe proceduan penalisht shtetasit B. C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

    Këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark