Dosja e prokurorisë – për çka dyshohet Labinot Elshani i arrestuar për fajde - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dosja e prokurorisë – për çka dyshohet Labinot Elshani i arrestuar për fajde

    Insajderi
    25 February 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e 17 personave që janë arrestuar të martën në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve është Labinot Elshani.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Labinot Elshani akuzohet për veprën penale “Fajde”.

    Elshani gjatë vititi 2019 e tutje në fshatin Ozrdim në Komunën e Pejës ka përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë të kundërligjshme nga i dëmtuari me inicialet M.I.

    “Alush Bajraktari e dërgon të pandehurin Labinot Elshani  nga i cili merr prej 10.000 euro me kamat mujore prej 10%, duke ia ndaluar aty për aty në emër të kamatës shumën prej 1.000 eurosh, e për të cilën shumë të njëjtit i janë paguar gjithësej shumën prej 10.000 euro në emër të interesit, sikurse edhe shumën prej 10.000 euro në emër të borxhit”, thuhet në vendimin e prokurorisë./Insajderi.org

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark