
Deputeja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka thënë se Kodi i ri Civil që lejon edhe martesat brenda gjinisë, do të sjëllet në Kvend gjatë seancës plenare që do të mbahet të enjten, për të cilën Balje ka thënë se do ta votojë kundër, shkruan Insajderi.
Si arsyetim për këtë Balje dekaroi se nuk mund të dal kundër fesë dhe vlerave familjare me të cilat është rritur.
Postimi i Plotë:
“Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë.
Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.
Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.”/Insajderi/