Insajderi
Aktuale

Shefja e diplomacisë gjermane pritet ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në mars

Insajderi
23 February 2022 - 18:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shefja e diplomacisë gjermane pritet ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në mars
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse nuk ka konflikt në shkallë të gjerë mes Rusisë dhe Ukrainës, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të vijë në Kosovë dhe Serbi muajin e ardhshëm, bën të ditur gazeta serbe, Nova, duke u thirrur në një burim të saj diplomatic.

Raportohet se vizita e kryediplomates gjermane në Ballkan është në kuadër të një turneu të saj diplomatik, ku përveç Kosovës dhe Serbisë, ajo do ta vizitojë edhe Bosnjë e Hercegovinën.

“Nëse situata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk përshkallëzohet më tej, ajo do të vizitojë Serbinë në më pak se dy javë”, citon “Nova” burimin e saj.

Tema të diskutimeve të Baerbock gjatë kësaj vizite raportohet se do të jenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ecuria e mëtutjeshme e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, si dhe situata politike në Bosnjë e Hercegovinë.

“Nova” shkruan se Gjermania do të jetë e interesuar ta dëgjojë qëndrimin e Serbisë për krizën në Ukrainë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark