Kjo është lëvizja e fundit e Vuçiqit pas urdhërit të Putinit për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kjo është lëvizja e fundit e Vuçiqit pas urdhërit të Putinit për Ukrainën

    Insajderi
    24 February 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

    Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritettë fillojë në orën 13.00, menjëherë pas takimit që presidenti Aleksandar Vuçiq do ta ketë me ambasadorët e Quintit.

    Pas seancës së Këshillit, në ora 15:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë, ku Vuçiq do t’u drejtohet anëtarëve të ekzekutivit serb, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

    Vuçiq tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.

    Sipas tij Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t’u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi I tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark