
Autoritetet ukrainase raportojnë se deri me tani janë vrarë 40 ushtar ukrainas nga sulmet ruse.
Më herët, Policia e Ukrainës raportoi se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit.
Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur.
Zyra e Presidentit të Ukrainës ka njoftuar se “nuk pritet të ketë një luftë të shpejtë”.
Rusia po sulmon Ukrainën nga çdo anë
Ukraina ka thënë se automjetet e ushtrisë së Rusisë kanë hyrë në vend nga disa lokacione, duke përfshirë edhe nga veriu i Bjellorusisë dhe jugu i Krimesë.
Të tjerat hyrje janë bërë nga lindja, si regjioni i Kharkhivit dhe Luhansku. Sipas shërbimeve kufitare të Ukrainës, Rusia ka hapur zjarr me artileri.
Në një vlerësim të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore 10 ditë më parë, u vlerësua se që Rusia të nisë një sulm të suksesshëm në Kiev (nga veriu), njësitë ushtarake më të afta të Ukrainës (në lindje, përballë Donbasit) do të duhej të rrethoheshin ose neutralizohet.
Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim.