Insajderi
Botë

Shtypi rus – Fjalimi i Putinit për shpalljen e luftës ishte regjistruar më 21 shkurt

Insajderi
24 February 2022 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtypi rus – Fjalimi i Putinit për shpalljen e luftës ishte regjistruar më 21 shkurt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas gazetës ruse, “Novaya Gazeta”, fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për “një operacion të veçantë ushtarak”, i cili u transmetua të enjten, në të vërtetë është incizuar tri ditë më parë.

Gazeta që e ka kryeredaktor gazetarin që vitin e kaluar e fitoi Çmimin Nobel për Paqe publikoi disa që i quajti “metadata” nga uebfaqja e Kremlinit ku tregohet se videoja është incizuar më 21 shkurt në orën 19:00 sipas kohës lokale të Moskës.

Për më tepër, grupi “Conflict Intelligence Team” (“Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve”) me seli në Rusi vuri re se Putini e kishte kravatën e njëjtë si në kohën kur deklaroi se Rusia do ta njohë pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark