
Raketa ruse SS-N-30 ka goditur magazinën ushtarake pranë Odessas në Ukrainë. Ky moment është kapur nga kamerat dhe është shpërnda gjithandej në rrjete sociale.
Edhe pse Putin ka deklaruar se civilët nuk do të sulmohen, pasi sipas tij Rusia po vepron për vetëmbrojtje, sërish ai i ka kërkuar ushtarëve ukrainas që të dorëzojnë armët, ndërsa pushtimi ka nisur nga disa drejtime.
Lajmet e fundit sipas mediave të huja raportohen se tre helikopterë rusë e një aeroplan luftarak ukrainas rrëzohen në rajonin e Kievit
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar të enjten se tre helikopterë luftarakë rusë janë rrëzuar brenda rajonit të Kievit.
“Një helikopter rus K-52 është rrëzuar. Po ashtu edhe tre helikopterë tjerë rusë janë rrëzuar në afërsi Mezhyhirya në rajonin e Kievit”, thuhet nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Më herët Forcat Ajrore Ukrainase njoftuan për rrëzimin e gjashtë aeroplanëve luftarakë rusë. Por kjo u mohua nga Ushtria e Rusisë.
Ndërkohë agjencia AFP raporton se një aeroplan ushtarak ukrainas me 14 persona në bord është rrëzuar pranë kryeqendrës Kievit, bazuar në informatat e Shërbimit të Emergjencës së Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Fillimisht objektivat në Ukrainë u qëlluan me raketa dhe sulme ajrore dhe më pas në disa drejtime filloi futja e tankeve. Autoritetet ukrainase raportuan se ata janë sulmuar edhe nga territori i Bjellorusisë. Deri më tani Rusia është shprehur se kanë goditur vetëm objektiva ushtarakë, ndërsa një video e publikuar në media nga qyteti Kharkiv tregon se të paktën një raketë ka qenë mbi zonë të banuar duke shkaktuar edhe të vdekur.
SHBA, NATO dhe BE kanë dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës duke e cilësuar atë aggresion.