Insajderi
Aktuale

“Jemi të pikëlluar dhe të turpëruar”, gazetari rus komneton luftën në Ukrainë

Insajderi
24 February 2022 - 17:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jemi të pikëlluar dhe të turpëruar”, gazetari rus komneton luftën në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dmitry Muratov, një gazetar rus dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe ka thënë se ai dhe kolegët e tij janë “të pikëlluar” për pushtimin e Ukrainës, transmeton Insajderi.

Muratov, i cili redakton gazetën Novaya Gazeta, një nga pak botimet e pavarura të mbetura të Rusisë, thotë: “Ashtu si pikëllimi, ne po përjetojmë edhe turpin”.

Ai akuzon Putinin se “po luan me një buton bërthamor sikur të ishte çelësi i një makine të shtrenjtë” dhe pyet: “Çfarë më pas – një goditje bërthamore?”

Ndryshe Muratov është fituesi i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2022 si mirënjohje për luftën e tij për lirinë e shprehjes në Rusi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark