Përfundon mbledhja e G7, Biden flet për detajet e takimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Përfundon mbledhja e G7, Biden flet për detajet e takimit

    Insajderi
    24 February 2022 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka treguar se çfarë ka diskutuar me homologët e tij në mbledhjen e G7 të thirrur pas sulmit rus mbi shtetin e Ukrainës.

    Ai ka thënë se janë paralajmëruar masa të sanksioneve shkatërruese dhe sanksioneve tjera ekonomike.

    “Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, tha ai.

    Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifilluar luftën në kontinentin evropian”. Nga G7 thanë se ata qëndojnë të bashkuar me NATO’n, BE’ne dhe vendet anëtare dhe se do të vendosin për veprimet e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

    “Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan udhëheqësit.

    “Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

    “Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark