Insajderi
Botë

“Kievi brenda orësh mund të bie në duart e Rusisë”

Insajderi
24 February 2022 - 22:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kievi brenda orësh mund të bie në duart e Rusisë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kievi mund të bie brenda orësh në duart e Rusisë, sipas një burimi të lartë perëndimor.

Kështu ka raportuar Bloomberg, duke theksuar se Rusia ka arritur të eliminojë në mënyrë efektive mbrojtjen ajrore të Ukrainës, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij zyrtari, qëllimi kryesor i Rusisë është marrja e kryeqytetit dhe kjo pritet të arrihet brenda pak orësh.

Putin raportohet se dëshiron të kontrollojë të gjithë Ukrainën, edhe pse deri tani fokusi ka qenë në lindje, jug dhe qendër të shtetit.

Sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i Putinit është që me forcë të rrëzojë qeverinë aktuale dhe të instalojë një qeveri kukull në Kiev. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark