Policja shqiptare grabit disa banesa dhe një makinë në Kosovë, e pëson më pas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policja shqiptare grabit disa banesa dhe një makinë në Kosovë, e pëson më pas

    Insajderi
    25 February 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një efektive e Forcave të Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit në Shqipëri është arrestuar pas informacioneve të autoriteteve kosovare se ka grabitur disa banesa dhe një makinë në Kosovë.

    Së bashku me një tjetër shtetas, efektivja e identifikuar me inicialet V.D., është nisur nga Tirana për në Kosovë me një makinë me qira.

    Pas grabitjeve të kryera, targat e makinës me qira i kanë vendosur në makinën e grabitur dhe kanë kaluar kështu kufirin.

    Nuk dihet ende se çfarë është grabitur dhe sa është dëmi i shkaktuar.

    Burime të Tv Klan thanë se efektivja është ndaluar në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke kryer hetime të tjera për këtë rast duke marrë dëshmi dhe verifikuar targat e makinës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark