Rusia "i çon selam" edhe dy shteteve tjera, ”Përballeni me sulme ushtarake nëse tentoni të hyni në NATO” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia “i çon selam” edhe dy shteteve tjera, ”Përballeni me sulme ushtarake nëse tentoni të hyni në NATO”

    Insajderi
    25 February 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zahkarova, në një konferencë për media ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ato mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike, nëse tentojnë të futen në NATO.

    “Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë.

    Kjo deklaratë e Zahkarovës vjen, pasi të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës të premten. Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse çështja e sigurisë kombëtare rrezikohet”.

    Fotografia: Zahkarova (Zëdhënese e Ministrisë së Jashtme) kur ishte dekoruar nga presidenti rus,Vladimir Putin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark