Vritet një shqiptarë në Ukrainë, Rama bie pre e këtij lajmi të rremë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një shqiptarë në Ukrainë, Rama bie pre e këtij lajmi të rremë

    Insajderi
    25 February 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se ka rënë pre e një lajmi të rremë. I pyetur nga gazetarët nëse është raportuar që të ketë shqiptarë të vrarë në Ukrainë si pasojë e luftës së nisur nga Rusia, kreu i shtetit tha se është informuar për një shqiptar të vrarë, i veshur me uniforma ushtarake, por pa thënë emër.

    Kreu i Qeverisë tha se personi në fjalë jetonte me një Ukraine në Kiev prej shumë vitesh, duke lënë të kuptohet që zyrtarisht Shqipëria nuk përgjigjet për të.

    Pjesë nga konferenca:

    Pyetje: Ndoshta pak minuta më parë, para se të fillonte konferenca na raportuan që një pjesë e mirë e qytetarëve janë pajisur me armë për të luftuar, keni një raport për shqiptarët?

    Olta Xhaçka: Nuk kemi një informacion të tillë siç ju thashë ndoshta ka shqiptarë që janë atje prej dekadash, kemi dhënë asistencë për t’i kaluar në rrugë kufitare, janë shumë pak, 5 apo 6….

    Edi Rama: Përveç një informacioni të fundit që morëm mbi një djalë që ishte në mos gabohem dhe në një nga mediat tuaja që ishte vrarë, i veshur ushtar. Po jetonte në Ukrainë dhe jetonte me një ukrainase e jetonte atje prej kohësh.

    Por për çfarë e kishte fjalën Rama?

    Rrjeti u mbush orët e fundit me lajmin e vrajses së një shqiptari në Ukrainë, të identifikuar si Emanuel Bazanji, 24 vjeç nga Elbasani. Por ky lajm rezultoi se ishte i rremë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu bisedoi me vetë ushtarin, i cili kishte rrëfyer se ishte nstres, por që do të qartësonte gjithçka kur të mbaronte luufta. A ka rënë Rama pre e këtij lajmi të rremë? Apo di ndonjë rast tjetër të ndonjë shqiptari të vrarë? Çfarë di kryeministri?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark