Aksion i madh kundër narkotikëve Veri, edhe një laborator droge jashtë funksionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Aksion i madh kundër narkotikëve Veri, edhe një laborator droge jashtë funksionit

    Insajderi
    25 February 2022 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelas Sveçla, njoftoi për një aksion tjetër në Mitrovicën e veriut kundër narkotikëve.

    E ka quajtur edhe “një sukses të Policisë së Kosovës”.

    “Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe një laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar. Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj”, njoftoi Sveçla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark