Biden urdhëron vendosjen e forcave shtesë në Evropë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Biden urdhëron vendosjen e forcave shtesë në Evropë

    Insajderi
    25 February 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të forcuar aftësitë e SHBA-së në Evropë dhe për të mbështetur aleatët e NATO-s.

    Sipas medieve të huaja, Biden tha në një deklaratë se SHBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

    Më herët sot, ai foli me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku Biden tha se ai përcolli mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, humanitare dhe të sigurisë që ofrohet nga SHBA-ja.

    Në një deklaratë për bisedën telefonike, presidenti amerikan tha: “Ndërsa presidenti Putin kërcënon themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, NATO po demonstron edhe një herë se qëndron për lirinë dhe demokracinë.

    “Siç thashë dje, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Përkushtimi ynë ndaj nenit 5 është i hekurt”.

    “Kam urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të rritur aftësitë tona në Evropë për të mbështetur aleatët tanë të NATO-s”/Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark