Ministri ukrainas, thirrje grave ruse: Merrini burrat në shtëpi ose do t’i vrasim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ministri ukrainas, thirrje grave ruse: Merrini burrat në shtëpi ose do t’i vrasim

    Insajderi
    26 February 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dmytro Kuleba shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka dalë me një thirrje të fortë ndaj grave, nënave dhe vajzave të Rusisë. Përmes postimit të fotos së disa ushtarëve rus të kapur në Ukrainë, në rrjetet e tij sociale Kuleba shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.

    “Nëna, gra dhe vajza të ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, shkruan Kuleba në Tëitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark