Ikja nga lufta, fëmijët ukrainas në krahët e ushtarëve sllovakë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ikja nga lufta, fëmijët ukrainas në krahët e ushtarëve sllovakë

    Insajderi
    27 February 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radha e refugjatëve nga Ukraina që braktisin vendin e tyre drejt vendeve fqinjë është bërë kilometrike në orët e fundit. Nga raportimet e fundit të shumë vendeve fqinjë, por edhe nga një vëzhgim që ka bërë UNHCR, mbi 200 mijë civilë kanë braktisur vendin dhe po gjejnë strehim në Poloni, Rumani, Sllovaki, Moldavi e Hungari,

    Sllovakia dhe Rumania kanë hapur dyert për ukrainasit në këto ditë të vështira për ta. Sipas mediave vendase radha e atyre që kërkojnë të kalojnë kufirin ka shkuar në rreth 15 kilometra.

    Ajo që të bie më shumë në sy edhe nga raportimet e mediave ndërkombëtare janë fëmijët. Fytyra të lodhura, në shumë raste me vragat e lotëve që u varen në faqe.

    Shumë të tjerë të rraskapitur nga lodhja mbështetur në supet e nënave të tyre. Të uritur dhe me një pafajësi që u lexohet në sytë e trembur, kërkojnë ndihmë për t’ju larguar një tmerri që po gatuhet çdo ditë në vendlindjen e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark