Rrëzohet raketa e lëshuar nga Bjellorusia drejt Kievit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rrëzohet raketa e lëshuar nga Bjellorusia drejt Kievit

    Insajderi
    27 February 2022 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina ka konfirmuar rrëzimin e një rakete të drejtuar, me shënjestër Kievin e lëshuar të dielën në mëngjes nga territori i Bjellorusisë.

    “Forcat Ajrore ukrainase kanë rrëzuar një raketë të drejtuar, e lëshuar nga bombarduesit TU-22, nga territori i Bjellorusisë. Ky është një tjetër krim lufte që Rusia bën ndaj Ukrainës dhe popullit të saj”, deklaroi Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

    Bjellorusia ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushimin që Rusia po i bën Ukrainës. Trupat ruse kanë mësyrë nga territori bjellorus, me ndihmën e qeverisë së Bjellorusisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark