
Vendimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për të lënë disa banka ruse jashtë sistemit ndërkombëtar të pagesave, SWIFT, iu është bashkuar edhe Japonia.
Në një postim në Twitter, gazeta ukrainase “The Kyiv Independent”, ka bërë të ditur se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha sot se do të vendosë sanksione ndaj Vladimir Putint dhe do të japë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare urgjente për Ukrainën, transmeton Insajderi.
“Japonia bashkohet me aleatët perëndimorë për të nxjerrë bankat e zgjedhura ruse nga SËIFT.Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha më 27 shkurt se Japonia do të vendosë sanksione ndaj diktatorit rus Vladimir Putin dhe do të japë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare urgjente për Ukrainën”, thuhet në postim.
Rrjeti i sigurisë së lartë lidh mijëra institucione financiare në botë.
Vendimi u shpall nga Shtëpia e Bardhë, në koordinim me BE, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë. Sipas njoftimit, vendet aleate u zotuan që bashkërisht ta kthejnë luftën në Ukrainë një dështim strategjik të Vladimir Putin./Insajderi
⚡️Japan joins Western allies to eject selected Russian banks from SWIFT.
Japan’s Prime Minister Fumio Kishida said on Feb. 27 that Japan will put sanctions on Russia’s dictator Vladimir Putin and extend $100 million in emergency humanitarian aid to Ukraine.— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) February 27, 2022