Zelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Zelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendi

    Insajderi
    27 February 2022 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka pranuar që të bisedojë me zyrtarët rus rreth çështjes së luftimeve.

    Ai tha se në vendi se ku do të mbahet takimi është në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, përkatësisht në zonën e lumit Pripay.

    “Rezultati i bisedës me Lukashenko: Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”, ka shkruar Zelensky.

    Tutje, ai tha se udhëheqësi bjellorus mori përgjegjësinë se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në tokë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark