
Sot është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës. Ka qenë një tjetër ditë zhvillimesh me ritme të shpejta, teksa delegacionet ukrainase dhe ruse po përgatiten të takohen në kufirin e Bjellorusisë, raporton SKY Neës, transmeton Periskopi.
Më poshtë keni përmmbledhjen e zhvillimeve të sotme të luftës Rusi-Ukrainë:
-Luftimet po vazhdojnë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv. Kievi pretendon se është ende në kontroll të zonës, por luftimet në rrugë kanë shpërthyer dhe njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.
-Trupat ruse nuk kanë hyrë ende në kryeqytetin ukrainas. Kryetari i bashkisë së Kievit tha më herët këtë pasdite se ushtarët janë rreth 20 km larg qytetit;
-Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të vihen në gatishmëri të lartë. Presidenti tha se deklaratat agresive të liderëve të NATO-s dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës qëndronin pas vendimit;
-Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë rënë dakord të takohen në kufirin me Bjellorusinë të hënën, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy .
-Kievi thotë se rreth 4,300 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në përleshjet në Ukrainë – me qindra të tjerë të zënë robër;
-Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 368,000 refugjatë janë larguar tani nga Ukraina.
Harta më poshtë tregon se ku janë nisur sulmet në Ukrainë: