
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka publikuar një fotografi me presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky kur është drejt përfundimit dita e katërt e luftës në mbrojtje të vendit të tyre/
Reznikov dhe Zelensky shihen në disponim të mirë pas 85 orësh luftime, ndërsa ministri ka shkruar disa rreshta emocionues mbi fotografinë.
“85 orë mbrojtje. Ngacmimi i ukrainasve është i kotë. Thyerja e mbrojtësve tanë – nuk do të funksionojë. Duke na detyruar ta dorëzojmë kryeqytetin – aq më pak. Orë jashtëzakonisht të vështira. Armiku që erdhi në tokën tonë do të shkojë në drejtim të njohur”, shkroi ai.
Ministri ukrainas pati edhe një këshillë për pushtuesit.
“Prandaj ne i këshillojmë okupatorët të shkojnë në shtëpi. Para se të jetë tepër vonë.”