Dalin pamjet - ja ku do të zhvillohen negociatat Rusi-Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dalin pamjet – ja ku do të zhvillohen negociatat Rusi-Ukrainë

    Insajderi
    28 February 2022 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku pritet të zhvillohen negociatat e sotme Rusi-Ukrainë, raporton The Guardian.

    “Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, tha ministria në një postim në Twitter.

    Kjo vjen pas njoftimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen në Pripyat në Bjellorusi.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pranuar ditën e djeshme që Ukraina të bisedojë me Rusinë.

    Zelensky ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.

    “Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark