Ushtria ruse njofton se ka ndërtuar një korridor "të sigurt" për largimin e banorëve të Kievit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria ruse njofton se ka ndërtuar një korridor “të sigurt” për largimin e banorëve të Kievit

    Insajderi
    28 February 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria ruse ka njoftuar se ka ndërtuar një korridor “të hapur dhe të sigurt” për civilët ukrainas që të largohen nga kryeqyteti, Kiev, shkruan CNN, përcjell Insajderi.

    “Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt,”, ka thënë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministria ruse e Mbrojtjes.

    “Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”.

    Ndërkohë, të paktën 352 civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe shkollat.

    Deklarata e Konashenkov përfshin gjithashtu një pretendim të pabazë se qeveria ukrainase po përdorte banorët e Kievit si një “mburojë njerëzore”, duke përsëritur një pretendim se “nacionalistët” ukrainas kanë vendosur artileri në zonat e banuara të kryeqytetit.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark