Takimi sot Rusi-Ukrainë, a do të marrin pjesë Putini e Zelesnki? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Takimi sot Rusi-Ukrainë, a do të marrin pjesë Putini e Zelesnki?

    Insajderi
    28 February 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë. Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

    Por kush po merrë pjesë në këtë takim?

    Nëpërmjet mediave ruse zëdhënësi Dmitry Peskov tha dje se delegacioni rus përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale.

    Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se pala ukrainase përfshinë Ministrin e Mbrojtjes, këshilltarin e shefit të zyrës së presidentit, zëvendësshefin e parë të delegacionit të Ukrainës dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme.

    Takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë erdhi pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark