
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar për motin e datës 29 shkurt e që nuk ekziston, sepse muaji shkurt ka vetëm 28 ditë.
Sigurisht ky duket se është një gabim teknik, por që duhet raportuar gjithsesi.
Ndërkohë, IHMK ka njoftuar se moti sot kryesisht do të jetë i vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.
Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit. Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.