
Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo është shprehur se Rusia nuk po bën një pushtim ndaj Ukrainës por sipas saj po bën pikërisht atë që tha Vladimir Putin, çmilitarizimin e këtij shteti.
Juristja ka shtuar se kjo ka ardhur për shkak se NATO ka zgjeruar kufijtë e saj në afërsi të Rusisë duke shkelur kështu sipas saj premtimin që i ishte bërë Mikhail Gorbachev.
“E drejta ndërkombëtare janë parime për të rregulluar marrëdhëniet mes dy shtete. Rusia ka hyrë në një konflikt me Ukrainën, për një histori të gjatë. Lufta nuk duhet dashur por zhvillohet nëse është e arsyeshme dhe e domosdoshme. Nuk e justifikoj faktin e situatës ku ndodhemi, por duhet pasur parasysh se çfarë është lufta. Duhet respektuar drejtësia në luftë. Sanksionet duhet të jenë proporcional. Pra nëse shohim historinë do kuptojmë pse Putin ka arritur në këtë pikë dhe pse ka filluar të nxjerrë dhëmbët kundër perëndimit” tha Mirela Jorgo.
“Nuk është pushim, është një operacion special dhe jo luftë. Nuk i intereson të pushtoj Kievin. Është faji i perëndimit. Ukraina është në lindje të BE dhe ufizohet nga Rusia. Gorbachev ju premtua se nuk do kishte forca të NATO në republikat e ish bashkimit të Sovjetikëve.” tha Jorgo. /abcnews.al/