Rusia paralajmëron sulmin më të madh, fton banorët të largohen nga shtëpitë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia paralajmëron sulmin më të madh, fton banorët të largohen nga shtëpitë

    Insajderi
    01 March 2022 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se është duke e përgatitur sulm në disa caqe në kryeqytetin e Ukrainës dhe iu ka bërë ftesë të largohen nga shtëpitë e tyre ata të cilët gjenden afër caqeve.

    Në një komunikatë të lëshuar të martën, zyrtar rus kanë thënë se forcat ruse janë duke përgatitur “një sulm me saktësi të lartë” kundër “qendrave teknologjike dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe gjithashtu qendrën kryesore të PsyOps në qendër të Kievit”, raporton BBC.

    Rusët kanë thënë se këto sulme do të bëhen për të parandaluar “sulmet informative kundër Rusisë”.

    Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Olesksiy Reznikov, i cili ka thënë se kjo është një “sulm psikologjik”.

    Reznikov thotë se Rusia po synon që të prish komunikimin, në mënyrë që më pas të shpërndajë lajme të rreme se si “ lidershipi ushtrako-politik i Ukrainës është pajtuar me kapitullimin”.

    “Për të mbështetur lajmet e rreme, ata do të publikojnë fotografi të dokumenteve të nënshkruara dhe një video të rreme. Kjo është gënjeshtër”, ka shkruar Reznikov.

    “Ata nuk do ta marrin atë! Nuk do të ketë kapitullim! Vetëm fitore!”, ka potencuar tutje ministri i Mbrojtjes së Ukrainës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark