Edhe Maqedonia e Veriut nis zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Maqedonia e Veriut nis zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë

    Insajderi
    01 March 2022 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia e Veriut ka nisur të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë prej 1 marsit, duke përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Një vendim tjetër është ai i dërgimit të ndihmës ushtarake dhe asaj humanitare.

    Qeveria u ka bërë thirrje edhe kompanive private që të përfshihen në dërgimin e ndihmave ndërsa operatorëve kabllorë u ka rekomanduar që të ndalojnë transmetimin e të gjitha mediave ruse në programet e tyre, si masë për t’u përballur me dezinformatat dhe propagandën ruse lidhur me agresionin në Ukrainë.

    Maqedonia e Veriut ka ftuar shtetasit e saj që të largohen nga Ukraina ku besohet se qëndrojnë rreth 50 persona.

    Një thirrje të ngjashme ka bërë edhe për shtetasit që jetojnë në Rusi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark