Momenti kur rusët e bombardojnë antenën e televizioneve në Kyiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Momenti kur rusët e bombardojnë antenën e televizioneve në Kyiv

    Insajderi
    01 March 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta ukrainase “The Kyiv Indepedent” ka raportuar se para pak minutave Rusia ka bombarduar antenën e televizioneve në kryeqytetin e Ukrainës.

    Siç shkruan gazeta ukrainase, televizionet ukrainase kanë ndaluar se punuari disa minuta më herët.

    Edhe gazetari ukrainas Ilia Ponomarenko ka publikuar pamjet e këtij sulmi të Rusisë, duke thënë se Rusia po tenton të ndërprejë komunikimin në Ukrainë.

    Ky sulm vjen vetëm pak minuta pasi zyrtarë të Rusisë u kishin paralajmëruar se do të godasin në disa caqe në kryeqytetin e Ukrainës, përfshirë edhe sistemin e komunikimit të Ukrainës.

    Ndaj kësaj kishte reaguar ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, duke thënë se një gjë të tillë Rusia e synon me qëllim që pastaj të përhap lajme të rreme kinse “pushteti në Ukrainë është pranuar të kapitullojë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark