Ky shtet europian nis furnizime me armë për rezistencën ukrainase - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky shtet europian nis furnizime me armë për rezistencën ukrainase

    Insajderi
    02 March 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja do të furnizojë Ukrainën me “armë sulmi”, ka thënë të mërkurën kryeministri i këtij shteti, Pedro Sanchez para Parlamentit.

    “Dua t’ju njoftoj se Spanja do të ofrojë po ashtu ndihmë ushtarake për rezistencën ukrainase”, ka thënë Sanchez para deputetëve.

    Deri më tani Spanja ka ofruar ndihmë vetëm në kuadër të pakos së Bashkimit Evropian, i cili është pajtuar për të ndarë 450 milionë euro për të blerë armë për Ukrainën.

    Sanchez ka thënë se vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën është “përpjekje brutale për të ndalur ndërtimin e Evropës mbi baza dhe vlera të kundërta prej asaj që përfaqëson autoritarizmi”./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark