Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, gjykata merr një vendim për të dyshuarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, gjykata merr një vendim për të dyshuarin

    Insajderi
    02 March 2022 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj E.V., nën dyshimin për vrasjen e 14 vjeçarit në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, transmeton Insajderi.

    Ndaj të dyshuarit sipas gjykatës rëndon akuza për veprën penale vrasje e rëndë.

    “Prishtinë 02 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë 02 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit E.V. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 185 paragrafi 1 dhe neni 187 paragrafi 1. nënparagrafi 1.1 dhe paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.

    Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark