Raundi i dytë i bisedimeve - Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi, priten ukrainasit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Raundi i dytë i bisedimeve – Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi, priten ukrainasit

    Insajderi
    02 March 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për Rusinë 24. Ai ka shtuar se delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi për bisedimet


    Ata pritet të mbërrijnë herët në mëngjes të enjten me orën locale.

    “Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre [delegacioni ukrainas] përmes Ukrainës,” tha Medinsky dhe vazhdoi të falënderojë Bjellorusinë për pritjen e dy delegacioneve.

    Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA. /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark