Haradinaj: AAK do ta ndihmojë Fondin e Sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Haradinaj: AAK do ta ndihmojë Fondin e Sigurisë

    Insajderi
    02 March 2022 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues dhe kryesia së kësaj partie do ta ndihmojnë Fondin e Sigurisë.

    Haradinaj tha se Fondi i Sigurisë do të ndihmohet kolektivisht nga anëtarët e të dy këtyre këshillave të AAK-së.

    “E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë fond, i cili është ndihmesë për shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin për Siguri, që parashihet t’i ndihmojë Ushtrisë së Kosovës në forcimin ushtarak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark