Rusia po përdorë 'armë termobarike', çfarë është bomba me vakum dhe çfarë fuqie ka? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia po përdorë ‘armë termobarike’, çfarë është bomba me vakum dhe çfarë fuqie ka?

    Insajderi
    02 March 2022 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke përdorur bomba vakumi, transmeton Insajderi.

    Bombat vakum, të njohura edhe si ‘armë termobarike’, janë ndër armët më të fuqishme jo-bërthamore të zhvilluara ndonjëherë dhe përdorimi i tyre është i ndaluar sipas Konventave të Gjenevës.

    Por, çfarë është një bombë vakum dhe cila është fuqia e saj?

    Këto lloje të bombave, shpërthejnë në ajër dhe veçohen me avullimin e tërësishëm të trupave të njerëzve duke i copëtuar organet e brendshme. Këtë lloje të bombave qytetet e mëdha mund t’i kthejnë në rrënoja

    Megjithatë, përdorimi këtyre bombave në konfliktin në Ukrainë ende nuk është vërtetuar plotësisht. Por fotografitë tregojnë se automjetet ruse TOS-1, posedojnë raketa termobarike.

    Nga ana tjetër, ambasadori i Ukrainës në SHBA, e akuzoi Putinin për përdorimin e një bombe termobarike  përdorimi is ë cilave është i ndaluar, sipas një marrëveshjes ndërkombëtare të quajtur Konventa e Municioneve Thërrmuese (CCM).

    Rusia, po ashtu është duke u akuzuar për përdorim e një arme që lëshon bomba të njëpasnjëshme në një zonë, përdorimi is ë cilave po ashtu është i ndaluar.

    Ndërkaq, Amnesty International njoftoi se ky lloj i armës ka shkatërruar një shkollë në Okhtyrka, duke vrarë tre persona, duke përfshirë një fëmijë./InsajderI/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark