”Lutuni Zotit, mbështetuni te Rusia”, organizatat serbo-ruse mblidhen në Podgoricë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ”Lutuni Zotit, mbështetuni te Rusia”, organizatat serbo-ruse mblidhen në Podgoricë

    Insajderi
    02 March 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra anëtarë të organizatave ruso-serbe u mblodhën para Parlamentit të Malit të Zi më 2 mars për t’i dhënë mbështetje Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

    Ata brohoritnin “Rusia”, “Putin” dhe kënduan për Kosovën “e Serbisë”.

    Të pranishmit kishin veshur ngjyrat e Rusisë dhe Serbisë dhe në këtë ngjarje u panë edhe flamuj të Perandorisë Ruse si dhe flamuri çetnik me mbishkrimin “Liri ose vdekje”.

    Në pano po ashtu shkruhej “serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë” dhe “Lutuni Zotit, mbështetuni te Rusia”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark