Tragjedia në Greqi/ Ky është çifti që u vra nga shqiptari, si tentoi të zhdukte trupat e viktimave  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Greqi/ Ky është çifti që u vra nga shqiptari, si tentoi të zhdukte trupat e viktimave 

    Insajderi
    03 March 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando dhe Maria Kloci, rreth 30 vjeç dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç.

    Ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar pak para orës 10 të mëngjesit. Katër anëtarët e familjes humbën jetën tragjikisht në mënyra të ndryshme, dy fëmijët duket se kanë vdekur nga mbytja ndërsa çifti dyshohet se është vrarë duke u qëlluar me armë zjarri.

    Trupat e prindërve janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme, pranë tyre. Fëmija tjetër 2 vjeç është gjetur i pajetë nga vëllai, i cili e ka tërhequr deri në rrugë ku ka bërtitur e të madhe për të kërkuar ndihmë.

    Mediat greke bëjnë me dije se autori i dyshuar ka tentuar të fshehë viktimat, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij, pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur.

    Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili deri orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës rezulton të jetë ish-bashkëshorti i gruas viktimë, i ati i djalit 11 vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark