Ministrja Haxhiu përkujton Epopenë e UÇK-së: Rënia e lavdishme e familjes Jashari, hapi shtigjet drejt lirisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ministrja Haxhiu përkujton Epopenë e UÇK-së: Rënia e lavdishme e familjes Jashari, hapi shtigjet drejt lirisë

    Insajderi
    05 March 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e 24-të të Epopesë së UÇK-së, duke thënë se rënia e familjes Jashari ka hapur shtigjet e lirisë.

    “Më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, jehonë e cila përveç që ngriti në këmbë një komb të tërë, tronditi botën e qytetëruar, për të kthyer vëmendjen e merituar të miqve ndërkombëtarë dhe popujve liridashës” ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Ajo ka shtuar tutje se lirië e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

    Ky është postimi i plotë i ministres:

    Rënia e lavdishme e familjes Jashari, me komandantin legjendar, Adem Jasharin, hapi shtigjet drejt lirisë.

    Më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, jehonë e cila përveç që ngriti në këmbë një komb të tërë, tronditi botën e qytetëruar, për të kthyer vëmendjen e merituar të miqve ndërkombëtarë dhe popujve liridashës.

    Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

    Lavdi të rënëve të familjes Jashari!

    Lavdi dëshmorëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark