
Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne në përkujtim të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Me këtë rast deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetimre Vrenezi ka deklaruar se ’’ Sakrifica e Jasharajve na mëson që të mos dorëzohemi e të mos lodhemi duku punuar për vendin tonë”, transmeton Insjderi.
Postimi i plotë i Jetmire Vrenezit:
“Në përvjetorin e 24-të të Epopesë së UÇK-së, në Kuvendin e Kosovës, me krenari të madhe përkujtuam luftën e lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e historike të familjes Jashari që ishte kulm i përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për liri.
Falë sakrificës së tyre të lavdishme, ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, sot e gëzojmë lirinë e shtrenjtë. Kjo sakrificë na mëson që të mos dorëzohemi e të mos lodhemi duku punuar për vendin tonë.
Lavdi komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit! 🇽🇰🇦🇱”/Insajderi/