Insajderi
Aktuale

OKB tregon bilancin: 351 civilë ukrainas të vrarë në 10 ditë luftë

Insajderi
05 March 2022 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OKB tregon bilancin: 351 civilë ukrainas të vrarë në 10 ditë luftë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në 10 ditë luftë janë vrarë 351 civilë ukrainas, ndërsa 707 janë plagosur.

Megjithatë, agjencia pranon se numri ka të ngjarë të jetë më i lartë, shkruan skynews.

Ndërkohë Ukraina pretendon se të paktën 2,000 civilë kanë vdekur në konflikt.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se “marrja e informacionit nga disa lokacione ku luftimet intensive kanë vazhduar u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”.

Qindra viktima mësohet se kanë ndodhur në Volnovakha, ku evakuimet do të bëheshin gjatë një armëpushimi të përkohshëm sot.

Megjithatë, kjo u ndal papritur pasi granatimet vazhduan përgjatë korridorit humanitar./abcnews


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark