Festa u kthye në tragjedi, aksident që i’a preu ëndrrat çiftit të fejuar dy ditë më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa u kthye në tragjedi, aksident që i’a preu ëndrrat çiftit të fejuar dy ditë më parë

    Insajderi
    06 March 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Almenia Karaj 16-vjeçe dhe i fejuari i saj Shkumbin Brati 20-vjeç ishin viktima të një aksidenti tragjik të ndodhur në afërsi të Thumanës. Në këtë aksident humbën jetën edhe Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

    Siç raporton policia rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16-vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

    Mësohet se Shkumbin Brati bashkë me Almenia Karaj po ktheheshin nga një festë ku kishte përformuar edhe vetë 20-vjeçari Brati.

    Çifti vetëm dy ditë më parë ishte fejuar, ndërsa ëndrrat që kishin thurur për të ardhmen u shuan në aksidentin tragjik pak pas mesnate. /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark