Negociatorët zbulojnë ditën e takimit të radhës Rusi-Ukrianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Negociatorët zbulojnë ditën e takimit të radhës Rusi-Ukrianë

    Insajderi
    06 March 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, tha negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

    “Rundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën,” tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë.

    Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus Leonid Slutsky konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Soloviev Live YouTube se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars.

    Slutsky më herët i tha kanalit shtetëror rus Russia-24 se, “Gjatë raundit të dytë, pala ukrainase demonstroi aftësinë e saj për të negociuar”, sipas TASS.

    “Ata e kuptojnë se jetët e njerëzve janë në rrezik. Ky është prioriteti ynë i përbashkët. Të paktën, kështu ishte gjatë bisedimeve,” tha Slutsky sipas TASS.

    Arakhamia dhe Slutsky nuk thanë se ku do të zhvillohen negociatat. /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark