Ish-operativisti në shërbimin shtetëror jugosllav tregon se si rekrutoheshin shqiptarët në këtë shërbim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ish-operativisti në shërbimin shtetëror jugosllav tregon se si rekrutoheshin shqiptarët në këtë shërbim

    Insajderi
    06 March 2022 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sherif Krasniqi, i ftuar në emisionin n’Demos, ka folur edhe për mënyrën se si janë rekrutuar shqiptarët në sigurimin e brendshëm shtetëror jugosllav gjatë viteve 50-60.

    Ai tregoi për shkollimin dhe përgatitjen e nevojshme që duhej të kishin operativistët për t’u rekrutuar në sigurimin shtetëror.

    “Në Beograd është dashtë, që, pavarësisht çfarë kualifikimi ka pasë operativisti në jetën civile, shkollë të mesme, të naltë apo fakultet të sigurimit shtetëror, kanë qenë kurset speciale në Batajnicë dhe në Beograd në disa vende, njëherë kanë qenë 6 mujor, pastaj kanë qenë 9 mujor, ndërsa për sigurimin publik ka pasë kurse 4 mujore”, u shpreh Krasniqi.

    Tutje, ai tha se çdo punëtor që punësohej në sigurimin shtetëror është dashur të kryente njërin nga ato kurse,.

    “Çdo punëtor që është punësu në sigurimin shtetëror është dashtë me e frekuentu njërin nga kurset. Të gjithë operativistët e sigurimit shtetëror i kanë kry ato kurse, megjithëse nuk kanë qenë aq shumë, por ata që kanë qenë është dashtë me i kry ato”, potencoi ai në emisionin n’Demos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark